Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha të dielën se agjentët e tij e kanë qëlluar për vdekje një burrë të armatosur që kishte shkelur perimetrin e sigurisë të pronës së presidentit Donald Trump, Mar-a-Lago, në Florida.
Trump ndodhej në Uashington në momentin e incidentit, i cili sipas zyrtarëve ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale.
I dyshuari, rreth 20 vjeç, “u vërejt pranë portës veriore të pronës Mar-a-Lago duke mbajtur atë që dukej si pushkë dhe një bidon me karburant”, thuhej në deklaratën e agjencisë.
Agjentët u përballën me burrin dhe e qëlluan. Asnjë oficer amerikan nuk u plagos, ndërsa agjencia tha se në atë kohë në Mar-a-Lago nuk kishte “persona nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret”.
Trump, i cili shpesh i kalon fundjavat në Mar-a-Lago, ka qenë cak i disa komploteve apo tentativave për atentat.
Në fillim të këtij muaji, Ryan Routh, 59 vjeç, i cili kishte planifikuar ta vriste presidentin në një fushë golfi në Florida në shtator 2024 dy muaj para zgjedhjeve amerikane, u dënua me burgim të përjetshëm.
Crooks u qëllua dhe u vra menjëherë nga forcat e sigurisë dhe motivi i tij mbetet i panjohur, transmeton Radio Evropa e lirë.
Incidenti ishte më i fundit në një seri episodesh të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara.