Shënohet Dita e Ulqinit
Lexohet për: 2 min.
338839789_767670261308587_9062605753318207375_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Ulqinit ka shënuar sot ditën daljen e marinarëve në det, përfundimin e vjeljes së ullirit dhe fillimin e sezonit turistik.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka shkruar se sot kishte shumë buzëqeshje dhe energji pozitive në Ulqin.

“Dita që shënon daljen e marinarëve në det, përfundimin e vjeljes së ullirit dhe fillimin e sezonit turistik. Të gjitha janë mundësi për të shkuar për rekorde

Dita e Ulqinit , e mbushur me aktivitete kulturore-artistike, në praninë e zyrtarëve të lartë nga vende të ndryshme të rajonit. Me ftesë nga kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Ardijan Mavriqi dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Arbënesha Kuqi dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj .

Gjatë seancës solemne, u përçuan mesazhe urimi për këtë ditë të veçantë për të gjithë ulqinasit por edhe të gjithë ata që e duan Ulqinin, vendin e turizmit, kulturës dhe diversitetit.

Para të ftuarve, kryetari Bajraktari, u shpreh ndër të tjera se Ulqinin e bën të veçantë bukuria dhe mikpritja nga banorët e saj. Ndërkaq, përmes një videoje, u prezantuan projektet që po realizohen në këtë qytet në vazhdimësi.

Gjatë seancës solemne, të ftuarit patën rastin të dëgjojnë shumë pika artisike muzikore, të përgatitura me mjeshtëri. Më pas, në rrugët e qytetit u mbajt një defile, pjesë e së cilës ishin artistë nga vende të ndryshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025