Dy partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara kanë dy kafshë të ndryshme si simbole të tyre. Gomari është simbol i Partisë Demokrate, ndërsa elefanti është simbol i Partisë Republikane. Këto dy kafshë janë pjesë e rëndësishme e fushatës së tyre elektorale, por pse pikërisht gomari dhe elefanti? Të dy partitë kanë nga një simbol kafshësh: gomari për demokratët dhe elefanti për republikanët. Simbolet i sheh kudo: në kapele, stema, bluza dhe filxhanë. Por, si erdhën deri te këto simbole? Fillesat janë gjatë fushatës elektorale të presidentit Andrew Jackson më 1828.
Kundërshtarët e tij e shanin duke e quajtur ‘gomar’. Por, Jacksoni qeshi i fundit. Ai e bëri gomarin pjesë të fushatës së tij – dhe fitoi. Karikaturistët ishin ata që e përjetësuan lidhjen e demokratëve me gomarin. Më i famshmi ishte Thomas Nast, i njohur si “Babai i filmave vizatimorë amerikanë“. Ai përhapi edhe elefantin si simbol të republikanëve. Vizatimet e tij satirike u botuan në gazetën “Harper’s Weekly” në vitet ‘70. Por elefanti republikan është shfaqur shumë më herët në gazetën e fushatës pro-Linkolnit, “Ati Abraham”. Një elefant mban lart një pankartë për të festuar fitoren ushtarake të Unionit.