Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se përgatitjet për padinë për gjenocid janë të thella dhe komplekse, për çka theksoi se nuk mund të jap detaje. Ai tha se Serbia nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë ai u deklarua pas pranimit të raportit njëvjeçar të punës nga drejtori i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.
Pas vizitës dhe takimit Kurti tha se janë mbi 60 burime prej nga është grumbulluar informacioni.
“Meqenëse këto përgatitje zhvillohen në konfidencialitet sepse kemi të bëjmë natyrisht me një shtet agresor i cili është armiqësor ndaj nesh dhe nuk i pranon krimet e kryera në Kosovë, përkundrazi i quan ato fabrikime. Duke pasur parasysh kontekstin rajonal, fqinjin tonë armiqësor, këto përgatitje jemi të detyruar që t’i zhvillojmë jashtë syve të opinionit publik”, u shpreh Kurti.
Ndërkaq, sipas Atdhe Hetemit, gjatë këtyre muajve është shënuar progres në grumbullimin e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...