ShBA e fut në listën e zezë anëtaren serbe të Presidencës në Bosnje
Lexohet për: 1 min.
gdfg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ia ka shtuar edhe Zeljka Cvijanoviq, politikane serbe e cila ishte edhe presidente e Republikës Sërbska, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në përditësimin e listës së zezë, thuhet se ajo është e lindur në Banja Luka të Bosnjës më 04 mars 1967.

Anëtarja e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, Cvijanoviq ishte kryeministre e 11-të në Republikën Srpska nga 2013 deri në 2018.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018, ajo u zgjodh presidente e Republika Srpska, duke marrë detyrën më 19 nëntor 2018, deri në vitin 2022.

Po ashtu, në këtë listë është shtuar edhe Milos Bukejloviq nga Bosnja.

Kurse, pjesa tjetër e personave të shtuar në këtë listë janë nga 11 shtetas të Maldivës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025