Sezon historik për Ferizajn, kurorëzohet me titullin kampion në volejboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sezon historik për Ferizajn, kurorëzohet me titullin kampion në volejboll
Ferizaj Volejboll
04/05/2026 - 08:04
Linku u kopjua

Ferizaj është shpallur kampion i Kosovës në volejboll te djemtë, pasi ka mbyllur me sukses serinë finale ndaj Lubotenit, duke triumfuar në tri ndeshje radhazi. Skuadra ferizajase kurorëzoi një edicion të jashtëzakonshëm, të karakterizuar nga dominimi, konsistenca dhe cilësia gjatë gjithë sezonit.

Rrugëtimi i tyre drejt titullit kulmoi me fitoren në finalen e tretë, ku konfirmuan epërsinë ndaj kundërshtarit dhe siguruan trofeun e kampionit. Kupën e dorëzuan presidenti i Federata e Volejbollit e Kosovës, Bahri Gjinovci, dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në ceremoninë përmbyllëse, çmimi MVP i finales iu nda talentit Freskim Mehmeti, ndërsa medaljet për lojtarët dhe stafin u shpërndanë nga përfaqësues të Federatës së Volejbollit të Kosovës, institucioneve lokale dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ky sukses shënon një nga sezonet më të suksesshme në historinë e volejbollit në Ferizaj, duke e vendosur ekipin në majat e këtij sporti në vend.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026