Serbia ka vendosur 28 baza ushtarake përreth vijës kufitare me Republikën e Kosovës.
Siç njofton Klan Kosova, e para bazë ushtarake është vendosur në Mojstirin Lindor dhe prej kësaj pike në juglindje të shtetit, Serbia ka shtrirë edhe 27 baza tjera ushtarake përreth vijës kufitare me Kosovën deri në vendin e quajtur Cvore.
Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.
Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Magjerë, e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.
Janë pak mbi 20 sosh. Këto nisin në Ribar, e përfundojnë në Buhiç të Preshevës. Objekti më i afërt, vetëm 15 km larg kufirit kosovaro-serb është ajo në Merdare.
Siç mëson Klan Kosova, në to nuk ka shumë personel, disa edhe janë të braktisura krejt.