Përfaqësuesit serbë në bisedimet e Rambujesë ishin shokuar nga propozimet që kishin marrë prej Grupit të Kontaktit për ndaljen e luftës në Kosovë dhe zgjidhjen e situatën këtu, më 22 shkurt të vitit 1999.
Atyre u ishte thënë që nëse e pranojnë marrëveshjen, në Kosovë pritet të futen vetëm 28 mijë ushtarë të NATO-s.
Por, Serbia, nëpërmjet presidentit të saj Milan Milutinoviq, refuzoi të pajtohej. Qëndrimin e vetë e beri të ditur një ditë pasi përfundoi faza e parë e konferencës në Rambuje.
Në qendër të kundërshtimeve serbe ndaj kornizës së Grupit të Kontaktit ishte vendosja e trupave të NATO-s në Kosovë për të zbatuar armëpushimin – dhe nëse ato do të shoqëroheshin edhe nga një forcë ruse.“Ju sapo cituat zonjën Olbrajt dhe ky është mendimi i saj, por mendimi ynë është se nëse kemi një marrëveshje shumë të mirë, të pranuar nga të gjithë njerëzit atje, nga të gjitha komunitetet kombëtare, atëherë hapësira për lëvizjen separatiste dhe terroristët do të ishte shumë e kufizuar, prandaj nuk kemi nevojë për trupa. Ata kërkojnë 28 mijë ushtarë dhe në të njëjtën kohë duan që ne të largohemi”, deklaroi ai në një konferencë shtypi, më 24 shkurt.
Ai tha që Serbia nuk i largon trupat e veta nga Kosova, me asnjë kusht.
“Dua të theksoj një anomali në konferencë. Dje në orën 19 morëm tre kapituj të dokumentit përfundimtar, shumë të rëndësishëm, që flasin për vetëqeverisjen në Kosovë, dhe i morëm vetëm 20 orë para përfundimit të afatit. Natyrisht që nuk i morëm parasysh ato dokumente, këta kapituj të marrëveshjes, pjesërisht sepse nuk ishin në kornizën fillestare të miratuar nga Grupi i Kontaktit, dhe sepse përfaqësonin një shkelje të madhe të sovranitetit shtetëror”, tha ai
Tri ditë më pas, Aleanca Veriatlantike futi në Kosovë trupat e veta. Shifra e tyre nuk u ndal në vetëm 28 mijë, siç ishte kërkuar në Rambuje por hipi në 55 mijë./Kosovapress