Serbia i "frikësohet" sërish Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë
Lexohet për: 1 min.
13-Serbia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pasi që refuzoi të paraqitet në fushë në konkurrencën e femrave, volejbollistët serb e kanë bërë të njëjtën gjë edhe në konkurrencën e meshkujve.

Serbia refuzoi të paraqitet në fushë për të luajtur ndeshjen ndaj Kosovës në konkurrencën e meshkujve në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë të grupmoshave U22, raporton KosovaPress.

Kështu, ekipi i Kosovës i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe i drejtuar nga Arben Bislimi, fiton pikë në tavolinë dhe vazhdon me përballjet tjera gjatë ditës së nesërme.

“Dardanët” e rinj do t'i luajnë edhe dy ndeshje, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në fazë të grupeve, në kërkim të plasmanit të mëtutjeshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025