“Serbët e morën përgjigjen në grykë të pushkës”, qytetarët flasin për Epopenë e Dukagjinit
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Në 26-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Dukagjinit, shumë familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë kanë bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. Familjarët e heronjve shprehen krenarë për gjakun e derdhur të familjarëve të tyre për lirinë e arritur në trojet shqiptare.
Për të nderuar jetën dhe veprën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjan kishte ardhur Naser Gacaferri nga Juniku. Ai thotë se gjatë betejave me pushtuesin serb ranë shumë dëshmorë, në mesin e tyre edhe një familjar i tij sakrifica e të cilëve nuk duhet harruar asnjëherë.
Myrteza Lekaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se okupatori serb u largua përgjithmonë falë luftës së madhe të shqiptarëve. Edhe Agron Mehmetaj i cili ka trashëguar emrin e axhës së tij dëshmor në Gllogjan thotë se në këtë ditë ndihet shumë krenar për luftën e bërë për lirinë e Kosovës. Ndërsa Bedri Osmanollaj nga Deçani thotë se qëllimi i UÇK-së për është përmbushur. Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. /A.Drenica