Serbët djegin flamurin e Kosovës në Zveçan
Lexohet për: 1 min.
flamuri Zvecan
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Persona të panjohur kanë djegur dje në mesditë flamurin e Republikës së  Kosovës në Zveçan.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Vetoin Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se rasti është hapur për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim.

Sipas tij, të rinj të cilët dyshohet se ishin të mitur, janë parë duke e djegur flamurin e Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025