Senegali në telashe pas Botërorit, mjeku i kombëtares akuzohet se është gjinekolog
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Senegali në telashe pas Botërorit, mjeku i kombëtares akuzohet se është gjinekolog
New Project - 2026-07-14T173806.533
14/07/2026 - 17:38
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Senegalit ka hapur një polemikë të re pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, këtë herë për shkak të mjekut të kombëtares.

Presidenti i federatës, Abdoulaye Fall, deklaroi se mjeku i ekipit, Abderahmane Fediore, ishte trajnuar si gjinekolog dhe se nuk kishte profilin e duhur për të mbështetur futbollistët në një kompeticion të nivelit të lartë.

Mësuam vonë se ai ishte trajnuar si gjinekolog. Lojtarët nuk kishin besim të plotë te mbështetja mjekësore që merrnin”, tha Fall.

Federata, sipas tij, u detyrua të kërkonte ekspertizë shtesë për të garantuar sigurinë e futbollistëve.

Megjithatë, Shoqata Senegaleze e Mjekësisë Sportive i ka kundërshtuar këto deklarata, duke i cilësuar si të pabazuara dhe shpifëse.

Ajo theksoi se Fediore ka specializim në mjekësi sportive dhe biologji sportive dhe ka shërbyer si mjek i kombëtares që nga viti 2017.

Polemika vjen pas një Botërori zhgënjyes për Senegalin, që u eliminua nga Belgjika me rezultat 3-2 pas vazhdimeve në fazën e 1/32-ve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026