Arsim Selmonmusaj, asamblist në Pejë, drejtor në kompaninë “Elkos” dhe ish-nënkryetar i Dhomës së Tregtisë Kosovë, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente të shtetit në përballje me rritjen e çmimeve.
Sipas tij, është e domosdoshme që të ndërmerren masa konkrete për uljen e çmimeve të naftës, benzinës dhe energjisë elektrike, si produkte bazë që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës së qytetarëve në Kosovë.
Selmonmusaj ka bërë thirrje që institucionet të reflektojnë në të mirë të qytetarëve dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit.
Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, LDK-ja ka propozuar “Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit”.
Po ashtu, është kërkuar edhe ulja e përkohshme e TVSh-së në karburante, por edhe që urgjentisht të gjej forma për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendor.
Këto janë kundërshtuar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, ku ka pasur kundërshtime e replika mes pozitës e opozitës.