Selimi: Historia s’rishkruhet në salla gjyqi, të gjithë jemi UÇK
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Selimi: Historia s’rishkruhet në salla gjyqi, të gjithë jemi UÇK
selimi-050326
05/03/2026 - 11:58
Linku u kopjua

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, tha se kushdo qe tenton të rishkruajë historinë e UÇK-së në salla gjyqi duhet rikujtuar se secili qytetar i Kosovës është UÇK.

Ajo në seancën solemne të Kuvendit për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se familja Jashari është simbol i lirisë së Kosovës.

“Kushdo që tenton ta rishkruaj historinë e UÇK-së dhe Adem Jasharit çoftë duke e trajtuar në salla gjyqi, përgjigjja jonë e përbashkët është se ne të gjithë jemi UÇK, ne të gjithë jemi Jashar”, tha ajo.

Mehmeti- Selimi tha se lufta e lavdishme çlirimtare, përveç të nderohet duhet edhe të mbrohet si vlerë, sidomos atëherë kur sulmohet pastërtia e saj.

“Lufta e lavdishme çlirimtare përveç se të përkujtohet e nderohet ka nevojë të mbrohet si vlerë, sidomos atëherë kur sulmohet pastërtia e saj”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026