Albanians for America u bën thirrje partive në Kosovë për kompromis për formimin e institucioneve të reja
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Albanians for America u bën thirrje partive në Kosovë për kompromis për formimin e institucioneve të reja
Albanians for America (AFA) përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës, institucionet përgjegjëse për organizimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse për zhvillimin e zgjedhjeve të djeshme në frymë demokratike, paqësore dhe të rregullt.
“Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, dëshmuan edhe një herë pjekurinë demokratike të qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht dallimeve politike, vullneti i qytetarëve u shpreh lirshëm dhe në përputhje me standardet demokratike.
Pas përfundimit të suksesshëm të procesit zgjedhor, Albanians for America u bën thirrje të gjitha partive politike që të veprojnë me përgjegjësi shtetërore, të angazhohen në dialog konstruktiv dhe kompromis për formimin e institucioneve të reja.
Kosova ka nevojë për institucione funksionale, për zgjedhjen në kohë të Presidentit të vendit dhe për një qeveri stabile, e cila do të vazhdojë forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e rrugëtimit euroatlantik.
Qytetarët e Kosovës meritojnë lidership që ndërton ura bashkëpunimi dhe që garanton stabilitet, progres dhe integrim të mëtejshëm në familjen euroatlantike.
Albanians for America do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Republikën e Kosovës dhe aspiratat e saj për integrim të plotë në strukturat euroatlantike, duke besuar se e ardhmja e vendit ndërtohet mbi demokracinë, partneritetin dhe unitetin shtetëror për interesa strategjike”, thuhet në reagim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.