Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Lexohet për: 1 min.
Policia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri, njëra prej tyre ishte përdorur në një rast në Mramor ndërsa tjetra në një tentim vrasje në Podujevë.

Lidhur me këtë, disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë inicuar raste për posedim dhe përdorim të armës.

Ndërsa janë identifikuar tri lokacione.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore,  Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste (Mramor-gjuajtje me armë, dhe Podujevë-tentim vrasje)”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025