Sekuestrohen rreth 18 kg heroinë, arrestohen edhe dy persona
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen rreth 18 kg heroinë, arrestohen edhe dy persona
substance narkotike1234
14/04/2026 - 16:06
Linku u kopjua

Dy persona të tjerë janë arrestuar gjatë ditës sotme të dyshuar për trafikim të substancave narkotike, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, dhe sipas Prokurorisë Speciale sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë.

“Të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B. dyshohen për kryerjen e veprave penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar. Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave; psikotrope dhe analoge; Shpëlarja e parave”, thuhet nga Prokuroria 

Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Nga hetimet e deritanishme është arritur të lokalizohet edhe vendi ku mbahej substanca narkotike, e cila ishte përgatitur për transport.

Lidhur me këtë rast, edhe dy persona të tjerë janë në kërkim policor, për çka Policia e Kosovës po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Ndërkaq me 13 prill, Prokuroria ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për të njëjtin rast ku janë sekuestruar 15 kilogramë substacë narkotike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026