Sekuestrohen pajisje të dyshuara ushtarake në Merdare
Lexohet për: 1 min.
foto 1
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot, rreth orës 10:00, në Merdare, gjatë kontrollimit në një autobus me targa të huaja, në valixhen e një pasagjeri ka hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake, si tri thika luftarake, dy radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tri bateria, dy këllëf për revole, një imtim i predhës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “import, eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”

Pajisjet janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024