Sekuestrohen 633 paketime barnash të paligjshme në Prizren
Lexohet për: 1 min.
barnaaaaaa
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në regjionin e Prizrenit janë sekuestruar 633 paketime barnash me vlerë mbi 5000 euro.

Këto paketime janë sekuestruar pas një operacioni të Njësive të Doganës, ku barnat ishin fshehur në vende të ndryshme.

“Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme. Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis. Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Dogana ka ftuar qytetarët të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024