Sekuestrohen 350 kg marihuanë në Kakavijë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen 350 kg marihuanë në Kakavijë
Droga1234
06/03/2026 - 14:42
Linku u kopjua

Rreth 350 kilogramë marihuanë janë sekuestruar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ngjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së  Shqipërisë dhe Frontex.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit me skaner të një kamioni u ngritën dyshime për kontrabandë. Pas kontrollit të detajuar u zbuluan 166 pako me rreth 350 kg marihuanë të dyshuar.

Lënda narkotike është sekuestruar, ndërsa kamioni dhe rimorkioja janë konfiskuar. Shoferi i mjetit është ndaluar dhe i është dorëzuar policisë për procedura të mëtejshme.

“ Siguria mbetet një prioritet në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë. Në një operacion të fundit të përbashkët, autoritetet shqiptare dhe oficerët e Frontex ndaluan një ngarkesë të madhe droge”, thuhet në njoftim nga Policia e Shtetit.

Autoritetet thanë se ky operacion dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve evropianë në luftën kundër krimit ndërkufitar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026