Sekuestrohen 111 kg kokainë, tre të arrestuar në Itali, njëri shqiptar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen 111 kg kokainë, tre të arrestuar në Itali, njëri shqiptar
Një operacion antidrogë i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e mbi 111 kilogramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash dhe arrestimin e tre personave, mes tyre një shtetas shqiptar.
Operacioni u zhvillua nga efektivët e Komandës Provinciale të Ankonës, të cilët ndoqën një automjet të dyshimtë nga Ankona drejt zonës periferike të Parmës. Gjatë vëzhgimit, hetuesit konstatuan shkëmbimin e disa çantave të mëdha mes automjetit dhe një kamioni që iu afrua.
Kontrollet zbuluan se lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të posaçme të krijuar në kabinën e kamionit, ku u gjetën 100 pako kokainë, me një peshë totale prej mbi 111 kilogramësh.
Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, pasi të përzihej dhe të hidhej në treg, sasia e sekuestruar e kokainës do të gjeneronte fitime të paligjshme me vlerë rreth 20 milionë euro.
Me urdhër të Prokurorisë së Parmës, u arrestuan dy personat që ndodheshin në automjet dhe drejtuesi i kamionit. Këta shtetas ishin me origjinë shqiptare dhe rumune. Të tre janë dërguar në burgun e Parmës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës vijojnë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.