Scholz siguron Zelenskyn për bashkëpunim më të ngushtë
Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka siguruar Ukrainën për një bashkëpunim më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen ushtarake, gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kancelari dhe presidenti ukrainas ranë dakord të vazhdojnë dialogun e tyre konstruktiv, gjithashtu me synimin për mbështetjen globale për një zgjidhje paqeje, dhe të qëndrojnë në kontakt të ngushtë”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane në një deklaratë.
Politikanët gjermanë kanë refuzuar thirrjet e mbështetura nga Britania e Madhe për të dërguar raketat Taurus në Ukrainë, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra.
Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë "do të vendoset këtë pranverë dhe verë" • KosovaPress
Përpjekjet e bllokut opozitar për të nxitur dërgimin e Taurus, u votuan me 495 vota ‘kundër’ dhe 190 ‘pro’ në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman.
Gjermania është bërë furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së, por Scholz ka këmbëngulur se Berlini zyrtar nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në luftë. /Sky News