Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë "do të vendoset këtë pranverë dhe verë"
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell sonte pas takimeve në Uashington.

Duke bërë thirrje për mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën mes dyshimeve për vazhdimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin, Borrell u tha gazetarëve se Ukraina nuk mund të priste deri në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.

Stoltenberg: Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë ndihmë • KosovaPress

Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë gjithashtu se Rusia po përgatit një ofensivë të re ndaj Ukrainës, duke filluar nga fundi i majit ose gjatë verës. /SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024