Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri sot thirrje presidentit të ri iranian Massoud Pezeshkian që të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.
"Spiralja e dhunës në Lindjen e Mesme tani duhet të ndalet: çdo gjë tjetër do të përfaqësonte një rrezik të madh për shtetet dhe popujt në rajon," tha Scholz, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kancelarit.
Scholz theksoi nevojën për një armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.
"Do të jepte një kontribut të rëndësishëm në de-përshkallëzimin rajonal," tha ai.
Irani dhe Hezbollahu kanë njoftuar se do të hakmerren për ato sulme, por kjo ende nuk është realizuar. Ndërkohë, vendet e botës u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Libani dhe SHBA, aleati më i rëndësishëm i Izraelit, ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon.
Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron i bënë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij "të mos rrezikojnë mundësinë e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve" në Gaza.
“Ne jemi dakord që nuk mund të ketë vonesa të mëtejshme. Ne kemi punuar me të gjitha palët për të parandaluar përshkallëzimin dhe nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë drejt stabilitetit. Luftimet duhet të ndalen tani dhe të gjithë pengjet që ende mbahen nga Hamasi duhet të lirohen. Populli i Gazës ka nevojë për dërgim dhe shpërndarje të menjëhershme dhe të papenguar të ndihmës”.