Scaloni "shtang" Dybalan
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Romës, Paulo Dybala është lënë jashtë skuadrës së Argjentinës për miqësoret e ardhshme dhe më e rëndësishmja në Copa America, por janë përfshirë Lautaro Martinez, Leandro Paredes dhe Nico Gonzalez.

“La Seleccion” do të luajë me Ekuadorin dhe Guatemalën muajin e ardhshëm si përgatitje për turneun, i cili fillon kundër Kanadasë më 20 qershor. Trajneri Lionel Scaloni emëroi skuadrën e tij prej 29 lojtarësh, e cila do të reduktohet në 26 për Kupën e Amerikës.

Megjithatë, Dybala nuk është as në listën e gjerë, që do të thotë se lojtari i Romës do të mungojë në këtë turne. “La Joya” ka luftuar gjatë gjithë sezonit me lëndimet, të cilat i kanë dëmtuar pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Shoku i tij i skuadrës nga Roma, Leandro Paredes është në grup, me mbrojtësin e Fiorentinës, Lucas Martinez Quarta dhe anësorin Nico Gonzalez, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është thirrur, së bashku me sulmuesin e Monzas, Valentin Carboni, i cili është i huazuar nga “Nerazzurrët”.

Carboni është vetëm 19 vjeç dhe bëri 30 paraqitje në Serie A këtë sezon për Monza, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024