Ryshfet në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë në Bërnjak
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ryshfet në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë në Bërnjak
fdgefdgf
04/04/2026 - 12:45
Linku u kopjua

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në pikë kalimin kufitar Bërnjak, nën dyshimin e bazuar për veprën penale “dhënie e ryshfetit”.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka tentuar t’i ofrojë 50 euro një zyrtari policor me qëllim që bashkëshortja e tij të kalonte ilegalisht kufirin dhe të hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Paratë e dyshuara janë sekuestruar si provë materiale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026