Rutte: Siguria në Ballkanin Perëndimor, thelbësore për NATO-n
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rutte: Siguria në Ballkanin Perëndimor, thelbësore për NATO-n
Ruttet1234
03/03/2026 - 20:44
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në fjalimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n

 “Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë së kombeve tona. Maqedonia e Veriut përfiton nga kjo çdo ditë. Për shembull, aeroplanë nga Greqia dhe Italia patrullojnë qiellin tuaj për t’ju mbajtur të sigurt. Kjo dërgon një sinjal të qartë se askush nuk është vetëm në NATO, miqtë dhe aleatët tuaj janë gjithmonë me ju, sa herë që përballemi me një botë të dhunshme”, tha Rute.

Sekretari i NATO-s tha se Rusia vazhdon të kërcënojë botën tonë të sigurt dhe të bëjë presion me agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës.

“Rusia është bërë një ekip me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin. Dhe së bashku shpërndajnë aftësitë e tyre për të na shtyrë edhe më shumë. Konkurrenca globale po intensifikohet dhe aleatët përballen me kërcënime të vazhdueshme nga terrorizmi. Irani ishte një eksportues i kaosit. Rreziku i paraqitur nga Irani është i gjerë. Aleatët duhet të jenë të vetëdijshëm se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj”, tha Rute.

Sekretari i përgjithshëm po ashtu tha se financimi i NATO-s është vendimtar për sigurinë e të gjithë anëtarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026