Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson
Lexohet për: 2 min.
Ukrainee3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia po vazhdon të kryejë sulme në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar dëme e duke vrarë civilë, teksa forcat e saj po përgatiten për betejën në rajonin strategjik jugor të Hersonit, thanë zyrtarët dhe ushtria ukrainase. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 26 tetor se mbi 40 vendbanime u goditën nga sulmet ruse të kryera një ditë më parë.

Rusia ka përdorur kombinim të sulmeve ajrore, raketave dhe predhave për të goditur caqet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin e publikuar në mëngjes. Në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, të paktën dy persona – përfshirë një grua shtatzënë – u vranë nga bombardimet ruse, tha guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenlo.

Një qytetin jugor të Hersonit, forcat ruse po përgatiten për “betejën më të ashpër”, tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kundërofensiva ukrainase ka kthyer forcat ruse në rajon, ku kryeqytetit provincial i Hersonit ka qenë në duart e rusëve që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës që ka nisur tetë muaj më parë.

“Gjithçka është e qartë sa i përket Hersonit. Rusët po mbushin radhët, po forcojnë grupimet e tyre atje”, tha Arestovych përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 25 tetorit. Autoritetet e instaluara nga Rusia po evakuojnë banorët nga bregu lindor i Lumit Dnjepër, teksa forcat ruse po përgatiten që ta mbrojnë qytetin, tha ai.

“Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet që të tërhiqet. E kundërta, beteja më e ashpër do të ndodhë në Herson”, tha Arestovych. Zelensky përsëri më 25 tetor u zotua se do të rimarrë qytetin e Hersonit, humbja e të cilit do të ishte një ngecje e madhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

Një prej katër provincave ukrainase të pushtuara pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe që Putini ka pretenduar se i ka aneksuar, Hersoni është rajoni më i rëndësishëm strategjik. Hersoni është lidhja e vetme rrugore me Krimenë e aneksuar nga Moska./REL

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025