Rusia njoftoi një armëpushim nesër në mëngjes për disa qytete të Ukrainës
Lexohet për: 2 min.
FNRfOz2VkAAqWjt
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia njoftoi sonte se një armëpushim do të hyjë në fuqi për disa qytete të Ukrainës të martën për të evakuuar civilët përmes korridoreve humanitare.

“Federata Ruse shpall një armëpushim në orën 10 të mëngjesit (me orën e Moskës) më 8 mars”, për evakuimin e civilëve nga Kievi dhe qytete të tjera.

Këto janë qytetet Sumy, Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes e ngarkuar me operacionet humanitare në Ukrainë në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, përcjell Hina.

Raundi i tretë i bisedimeve ruso-ukrainase përfundoi në Bjellorusi të hënën mbrëma, me ukrainasit që thanë se ishin arritur "rezultate pozitive" në korridoret humanitare dhe rusët thanë se "mund të ishte bërë më shumë".

"Ne kemi arritur disa rezultate pozitive në logjistikën për korridoret humanitare," shkroi në Twitter Mihajlo Podoljak, një këshilltar i presidentit ukrainas dhe një anëtar i delegacionit negociues.

Raundi i tretë i negociatave u mbajt në Belovezhskaya Pushcha, një park kombëtar në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Pas bisedimeve të tjera javën e kaluar, u ra dakord të enjten që të hapen korridoret humanitare për civilët në zonat e luftimeve të ashpra.

Megjithatë, marrëveshja nuk u zbatua dhe Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për pengimin e evakuimit të civilëve.

Më herët të hënën, Moska tha se korridoret humanitare do të shkojnë në Bjellorusi ose Rusi, të cilat Ukraina i përshkroi si "plotësisht imorale", pasi ukrainasit duhet të jenë në gjendje të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024