Rusia godet territorin e NATO-s
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rusia godet territorin e NATO-s
lajmi i fundit
25/03/2026 - 09:29
Linku u kopjua

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë njoftoi se një dron i lëshuar nga Rusia ka goditur oxhakun e një termocentrali në verilindje të Estonisë.

Një dron i lëshuar nga Rusia goditi oxhakun e një termocentrali në Estoni, njoftoi të mërkurën në mëngjes shërbimi i sigurisë së brendshme i vendit, sipas Euronews, transmeton KosovaPress.

“Një dron goditi oxhakun e termocentralit në Auvere. Askush nuk u lëndua nga incidenti”, thuhet në deklaratën e këtij shërbimi, i njohur si ISS, duke shtuar se “droni hyri në hapësirën ajrore estoneze nga hapësira ajrore ruse”.

Termocentrali në Auvere ndodhet në verilindje të Estonisë, pranë kufirit me Rusinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026