Rrokulliset vetura në Sllatinë, një i vdekur e dy të lënduar
Dy persona kanë pësuar lëndime, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në një vetaksident sonte në Sllatinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka bërë të ditur për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 18:56.
“Policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë, një veturë në të cilën gjendshin pesë persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident. Menjëherë policia ka reaguar në lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Policia ka nisur tashmë hetimet, përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.
Ndërkohë raportohet se njëri nga personat e lënduar rëndë në këtë vetaksident tashmë ka ndërruar jetë.