Qytetarët mbajnë 15 minuta heshtje në Beograd, Novi Sad dhe Mitrovicë e Sremit
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
novi sadiiiii
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Qytetarët në Beograd, Novi Sad dhe Sremska Mitrovicë, sot në mesditë kanë bërë nderimet e tyre për viktimat në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët protestues ndaluan për 15 minuta para Ministrisë së Arsimit, duke mbajtur pankarta “Na ka kërcitur filmi ”, “Liria”, “Koha jonë po vjen”, “Studentët do të ndryshojnë botën”, shkruan Dana.rs.

Qytetarët në Novi Sad kanë bllokuar rrugën “Futoshka” për 15 minuta, gjatë së cilës disa qytetarë që nuk kanë marrë pjesë në tubim kanë protestuar.

Nxënësit e shkollës së mesme të Mitrovicës së Sremit janë ndalur për 15 minuta duke bllokuar kryqëzimin e rrugës Masarikova me rrugën Sveti Sava.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025