Shërbimet serbe dyshohet se përdorin inteligjencën artificiale për komprometimin e rivalëve politikë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
475805212_634738945875862_7174609293246381345_n
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Sipas të dhënave të institucioneve të sigurisë, aparati shtetëror i Serbisë po intensifikon përpjekjet për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë, duke përdorur teknologjitë më të avancuara të inteligjencës artificiale (AI).

Burime të KosovaPress-it konfirmojnë se shërbimet serbe të inteligjencës po planifikojnë të komprometojnë rivalët politikë të Listës Serbe përmes manipulimeve të sofistikuara teknologjike.

KosovaPress mëson se në qendër të këtyre përpjekjeve janë liderët e partive rivale të Listës Serbe, përfshirë Branimir Stojanovic, Nenad Rasic, Aleksandar Arsenijevic dhe Radojica Radomirovic. Burimi tregon se këto ndërhyrje përfshijnë keqpërdorimin e imazheve dhe modifikimin e përmbajtjeve vizuale për të shtrembëruar realitetin dhe për të ndikuar opinionin.

Dihet se Serbia ka një bashkëpunim të ngushtë me Kinën, e cila njihet për hovin e saj në fushën e inteligjencës artificiale, ndërsa është kritikuar për blerjen e kamerave kineze, të cilat janë të pajisura me sisteme të sofistikuara të njohjes së njerëzve përmes fotografisë.

Para tri vitesh, Serbia, përmes institucioneve paralele në Kosovë pati blerë sistemin e video-mbikëqyrjes së kompanisë kineze që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të dedikuara për shkollat me nxënës të komunitetit serbë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025