Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë.
Ndonëse, ai duke iu referuar të dhënave të publikuara nga faqja “Trading Economics” ka theksuar se Kosova ka shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë.
Sipas tij, në muajin shtator 2024, Kosova ka regjsitruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që sipas tij, ‘kjo e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë’.
“Përgjigjen e marrim në tabelën më poshtë, të publikuar nga faqja TradingEconomics, në muajin shtator 2024, Kosova ka regjsitruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, ka shkruar Murati.
https://kosovapress.com/rritjet-e-vazhdueshme-te-cmimeve-shqetesim-per-qytetaret