Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan
Lexohet për: 1 min.
taiwannn
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekipet e shpëtimit përballen me një garë me kohën të premten për të gjetur 18 persona, përfshirë shtetas të huaj, ende të zhdukur dy ditë pasi ishulli u trondit nga tërmeti më i fortë në 25 vjet.

Numri i të vdekurve nga tërmeti 7.4 ballë i së mërkurës u rrit në 12, thanë autoritetet, me më shumë se 1000 persona të lënduar.

Departamenti i Zjarrfikësve të Tajvanit tha se shpëtuesit zbuluan dy trupa të tjerë në male, me numrin e të vdekurve që pritet të rritet më tej.

Të paktën 50 pasgoditje tronditën zonën gjatë natës, disa u ndjenë deri në kryeqytetin Taipei, pasi 400 lëkundje u regjistruan fillimisht nga mëngjesi i së mërkurës deri në mbrëmjen e së enjtes nga Administrata Qendrore e Motit. /The Independent/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024