Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: "Shihemi të hënën"
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: "Shihemi të hënën"
12 orë më parë
Linku u kopjua

Studentët e Novi Sadit kanë vazhduar edhe sot protestën, edhe pse seanca e Kuvendit komunal, në të cilën donin të merrnin pjesë, u shty për herë të dytë.

Studentët u mblodhën në orën 10:00 dhe bllokuan kryqëzimin e bulevardit Car Lazar dhe Bulevardin e Çlirimit nga ora 10:20 deri 11:52.

Më pas, në orën 11:52 u mbajtën 15-minuta heshtjeje për viktimat nga rrëzimi i çatisë së hekurudhës më 1 nëntor. Ata njoftuan se të hënën do të jenë para ndërtesës së Kuvendit të Novi Sadit dhe do të kërkojnë të marrin pjesë në seancën komunale. Siç thonë ata, kërkesa e tyre për këtë tashmë është refuzuar dy herë.

Edhe në qytetet tjera të Serbisë, si çdo ditë, është mbajtur aksioni përkujtimor “15 minuta heshtjeje për 15 viktimat e aksidentit në Novi Sad”.

Studentët e Fakultetit Juridik në Beograd, një ditë më parë mbajtën një shëtitje proteste drejt Prokurorisë së Lartë Publike, ku në mënyrë simbolike i dorëzuan 1000 letra identike prokurores publike Zagorka Dolovac me mesazhin "të fillojë të bëjë punën e saj". Në shëtitjen e protestës iu bashkuan studentë të fakulteteve të tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024