Gjatë këtij viti është rritur numri i raportimeve nga sinjalizuesit në Kosovë. Pavarësisht kësaj, ata dënohen apo ndëshkohen me humbje të vendit të punës, në vend se të mbrohen nga institucionet.
Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë për mbrojtjen e sinjalizuesve.
Derisa Ejupi potencoi se këtë vit ka pasur më së shumti sinjalizime, përmendi rastin e sinjalizimeve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ambalazhuesit e ujit.
Ndër të tjera, Ejupi i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë që bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ndërsa shtoi se ligji as nuk është monitoruar nëse po funksionon apo jo.Ajo theksoi se gazetarët duhet ruajtur identitetin e sinjalizuesve dhe duhet pasur kujdes në ofrimin e fakteve dhe dokumenteve që ata ofrojnë për çështje të ndryshme.
Në konferencë u potencua se këtë vit ka pasur dhjetëra raportime nga sinjalizuesit.
Lajmi i plotë në sistemin në parapagim...