Mbi 80 për qind e rasteve të dhunës në familje vazhdojnë të jenë vajza. Dhuna është një plagë sociale që prek familjet, komunitetet dhe shoqërinë. Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) me temën “Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Politikat dhe avokimi - Zbatimi dhe rruga përpara”.
Zëvendësshefja e EULEX-it, Emily Rakhorst tha se që nga hyrja në fuqi të Konventës së Stambollit, Kosova ka treguar përkushtim ndaj hartimit të saj, sa i përket dhunës në familje, porse potencoi se ende ka shumë punë për t’u bërë.
Rakhorst thekson se të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore kërkojnë mbështetje të përgjithshme.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se dhuna nuk është një çështje që prek individët, porse sipas saj “është një plagë sociale që prek familjet, komunitetet dhe shoqërinë.Ajo u shpreh se adresimi i dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore është një nga prioritet e programit qeverisës.
Haxhiu tha se mbrojtja e jetës së vajzave dhe grave është përgjegjësi e ekzekutivit, legjislativit dhe të gjitha institucioneve të drejtësisë.