Gashi i Avonet: Rënia e serverit të KQZ-së e cenoi votën e qytetarëve
Intervista
Lexohet për: 2 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua
Në disa qendra të numërimit në Kosovë ende nuk ka filluar procesi i numërimit të votave, ndërsa, rënia e serverit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ndodhi mbrëmë ka cenuar votën e qytetarëve.
Kështu është shprehur drejtori i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, Kenan Gashi i cili tha se dje (e diel) qytetarët dhe subjektet politike në Kosovës kanë treguar maturi.
“Në momentin që nuk kemi një proces të sigurt rrezikohet mundësia apo krijohen dyshimet që mund të ketë manipulime në të dhëna në futjen e të dhënave dhe vlerësimi i të dhënave me gjendjen faktike të tyre....Një proces shumë i rëndësishëm siç është procesi zgjedhor edhe mos funksionimi dhe rënia e serverëve e cenon të drejtën për transparencë dhe llogaridhënie dhe rrezikon këtë proces me pas një stabilitet dhe siguri më të madhe. Është cenim drejtpërdrejtë i votës të qytetarëve”, tha Gashi.
Gashi u shpreh se ndërrimi i qendrave të votimit, mungesa e tabelave ndihmëse kanë qenë disa nga telashet që e kanë përcjell procesin e djeshëm të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.
Sipas tij në disa qendra të numërimit në Kosovë nuk ka filluar numërimi i votave.
Nga të dhënat në terren, drejtori i Rrjetit të OJQ-ve “AVONET”, u shpreh se në listat votuese janë identifikuar emrat e disa qytetarëve që kanë qenë të regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Ai nënvizon se dyshimet për ngjyrën materikuluese është më shumë një telash teknik.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 janë numëruar 94.4 për qind. Po prinë Lëvizja Vetëvendosje me 41.14 për qind, e pasuar nga PDK me 22.42 për qind, LDK me 17.66 për qind dhe AAK-NISMA me 7.48 për qind.
Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.