Rritet inflacioni në Itali
Lexohet për: 1 min.
inflacioni
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Norma vjetore e inflacionit të Italisë u rrit në 0.8% në janar, nga 0.6% sa ishte në muajin dhjetor, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga ISTAT të enjten.

Agjencia kombëtare e statistikave tha se indeksi i saj i çmimeve të konsumit u rrit me 0.3% në muajin janar në terma mujorë.

Sipas ISTAT, 'inflacioni bazë', duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin e papërpunuar, u ngadalësua nga 3.1% në 2.8%.

Norma bazë e inflacionit duke përjashtuar vetëm mallrat e energjisë ra nga 3.4% në 3.1%, sipas ISTAT.

Agjencia tha se çmimet e ushqimeve, produkteve shtëpiake dhe mallrave të kujdesit personal u rrit nga 5.3% në 5.4% në terma vjetorë. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024