Ekonomitë e zhvilluara shënojnë një rritje prej 11 pwr qind në Investimet e Huaja Direkte, ndërkohë valët e zhvillimit u ngritën për 2%.
Investimet e Huaja Direkte (IHD) u ngritën për 6% në 2025 në 1.6 trilionë dollar, duke iu dhënë fund dy viteve te njëpasnjëshme të rënies, megjithatë përfitimet mbetën të pabarabarta midis ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, sipas një raporti të lëshuar të martën nga OKB-ja, shkruan AA, përcjell KosovaPress.
Investimeve të Huaja Direkte në ekonomi të zhvilluara u rritën me 11% duke arritur vlerën prej 723 miliardë dollar, ndërsa flukset e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) drejt ekonomive në zhvillim u rritën me vetëm 2%, duke arritur vlerën prej 901 miliardë dollarësh.
IHD-ja mbetet burimi esencial i financimeve të jashtme për ekonomitë në zhvillim, por rimëkëmbja e pabarabartë e fluksit vazhdon të peshoj në zhvillimet përgjatë rajonit.SHBA-t ishin përfituesi më i madh në botë i Investimeve të Huaja Direkte në 2025, duke i tërhequr 277 miliardë dollarë, ndjekur pastaj nga Singapori me 151 miliardë dollar, Hong Kongu me 116 miliardë dollar, Kina me 105 miliardë dollarë dhe Brazili me 77 miliardë dollarë.
Britania e Madhe, Gjermania, Arabia Saudite dhe Indonezia ishin po ashtu ndër 20 shtetet përfituese të IHD-së.
Investimet e huaja direkte në qendra të të dhënave arritën 235 miliardë dollarë në 2025, duke e kaluar dukshëm investimin në naftë dhe gazë që arrinte 38 miliardë dollarë dhe gjysmëpërçuesit me 13 miliardë dollarë.