Rrëzimi i avionit në Greqi, po shqyrtohet mundësia e evakuimit të fshatit Antiphilippi
Lexohet për: 2 min.
avio-gre
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rrëzimi i një avioni në Kavala, që sipas mediave greke dyshohet se mund të ketë qenë duke bartur 12 tonë municione e qe ishte nisur nga Serbia e po fluturonte drejt Jordanisë ka alarmuar autoritetet lokale e qendrore.

Tashmë po shqyrtohet mundësia që banorët e fshatit Antiphilippi të Kavalas, vendi ku u rrëzua avioni tip Antonov, mund të evakuohet.

Kryebashkiaku i Pangaiou, Filippos Anastasiadis, ka deklaruar evakuimi mund të ndodhë për shkak të municioneve të shpërndara në vend dhe frika se mund të ketë shpërthime të tjera.

Sipas gjeneral-majorit të Brigadës së Zjarrfikësve Marios Apostolidis, kreu i ekipit operacional, anëtarët e shërbimit zjarrfikës me pajisje speciale dhe instrumente matëse iu afruan pikës së goditjes së avionit dhe panë nga afër pjesët e avionit të shpërndara në fusha.

Apostolidis nënvizoi se nga hetimi në vendngjarje “në terren u konstatua paqëndrueshmëri pasi ka tymnajë dhe vapë intensive si dhe një substancë të bardhë me origjinë të panjohur, por instrumentet matëse nuk kanë treguar asgjë alarmante. Faza tjetër është fluturimi i një droni për të vëzhguar të gjithë zonën ku ra avioni. Pasi të konstatohet se ka stabilitet në terren dhe nuk ka rrezik për sigurinë e njerëzve që ndihmojnë në operacion, i gjithë procesi do të fillojë”.

Banorët janë këshilluar që të mos i afrohen zonës, të mbajnë dyer dhe dritare të mbyllura dhe të mos përdorin kondicionerët, derisa të bëhet një vlerësim i sigurt i ndotjes së mundshme të ajrit nga materialet e avionit.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8brrezohet-nje-avion-ne-greqi-po-fluturonte-nga-serbia-drejt-jordanise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025