UNICEF në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë shënuan sot Ditën Botërore të Fëmijëve, për çka u theksua rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav tha se data 20 nëntor është shumë e rëndësishme sepse para shumë vitesh sipas tij janë miratuar dokumente të rëndësishme për të drejtat e tyre në Kombet e Bashkuara.
Orav u shpreh se “fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i të gjitha tregimeve”.
Ai potencoi se Kosova ka përfunduar kornizën legjislative për mbrojtjen e fëmijëve, derisa shtoi se tashmë fokusi duhet të jetë në zhvillimin e skemave financiare të cilat mbështetin politikat e mbrojtjes sociale për fëmijët e cenueshëm dhe familjet që kanë nevojë për mbrojtje sociale.Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në Ditën Botërorë të Fëmijëve riafirmoj përkushtimin për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Ajo tha se tematika e zgjedhur këtë vit në kuadër të kësaj dite tregon rëndësinë e dëgjimit të zërit të fëmijëve sot dhe çdo ditë.
Në kuadër të kësaj dite, Nagavci tregoi se MASHTI ka hapur zyrtarisht javën kundër braktisjes së shkollimit.
Haxhiu theksoi se është zhvilluar një reformë e thellë e cila në fokus ndër të tjera ka kujdesin, mbrojtjen dhe mirëqenien sociale të fëmijëve, në veçanti të kategorisë së cenueshme.
Ndërkaq, drejtori në Zyrën për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se përkundër arritjeve në këtë fushë, ka shumë punë të bërë për të drejtat e fëmijëve.
Në kuadër të kësaj ngjarje, fëmijët e pranishëm patën mundësinë t’iu bënin pyetje drejtuesve të institucioneve në Kosovë dhe jo vetëm, lidhur me kërkesat dhe ankesat e tyre.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1959 e miratoi Deklaratën për të Drejtat e Fëmijëve, ndërsa në vitin 1989 u miratua edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...