Rreth 60 mijë turistë nga Kosova e kanë vizituar Ulqinin gjatë vitit të kaluar
Lexohet për: 1 min.
Shqipe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rreth 60 mijë turistë nga Kosova e kanë vizituar Ulqinin gjatë vitit të kaluar. Kështu u tha në konferencën e mbajtur në kuadër të panairit të turizmit, nga Organizata Turistike e Ulqinit (OTU).

Drejtori i kësaj organizate, Qazim Hoxhiq, prezantoi ofertën e turizmit të Ulqinit derisa njoftoi edhe për festivalet që do të mbahen këtë vit.

Ai tha se me 30 qershor, Ramë Lahaj do të performojë në Kalanë e Ulqinit.

"Turizmi është jetik për Ulqinin, është një industri që krijon vende të shumta të punës. E promovon trashëgiminë e Ulqinit dhe mjedisin. Ulqinin e vizitojnë shumë turistë, më të afërt janë pushuesit nga Kosova me të cilët ndajmë gjuhën, etninë. Vitin e kaluar, kanë qenë 58 mijë turistë nga Kosova dhe që kanë realizuar rreth 300 mijë fjetje", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025