Ka filluar rrënimi i pompës së benzinës e cila ndodhet në Fushë Kosovë, përballë selisë së AKI-së. Bëhet fjalë për pompën e derivate “Patroni” Sh.P.K., e cila ishte mbyllur dy vite më parë me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa sot është rrënuar.
I pranishëm gjatë rrënimit të objektit ka qenë edhe ministri i Bujqësisë, Armend Muja.

I pyetur nëse rrënimi i pompës së benzinës mund të ketë ndonjë lidhje me fushatën zgjedhore, ai tha se projekti nuk ka asnjë ndërlidhje me zgjedhjet, duke shtuar se planifikimi për nisjen e punimeve ishte bërë që në muajin prill, por procedurat kanë zgjatur më shumë.
“Jo, nuk ka të bëjë aspak me fushatën zgjedhore. Është një punë normale. Ne kemi planifikuar që kjo të bëhet diku në prill, mirëpo janë vazhduar procedurat. Nuk ka të bëjë asgjë me fushatën zgjedhore. Pronën publike po ia kthejmë popullit të Kosovës”, tha Muja.“Ne uzurpatorë nuk jemi, sepse që 26 vjet paguajmë qira. Madje vetë ministri ka qenë ai që na ka thënë se do ta vazhdojmë kontratën edhe për dy vjet. Pastaj, pas dy muajsh, na erdhi njoftimi për ta liruar vendin. Këtë po e bëjnë vetëm për fushatë zgjedhore. Kemi tentuar të bisedojmë me ministrinë, por nuk kanë pranuar. Na kanë dhënë një muaj afat për ta liruar vendin, ndërsa ne e kemi liruar menjëherë”, u shpreh ai.