Kryeziu: Abstenimi i qytetarëve për të mos votuar po i shërben Beogradit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeziu: Abstenimi i qytetarëve për të mos votuar po i shërben Beogradit
Vota
07/06/2026 - 12:35
Linku u kopjua

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ngrehur shqetësime për ndikimin e Serbisë në procesin zgjedhor përmes Listës Serbe, duke kërkuar mobilizim qytetar në zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në Kosovë. Derisa ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht për të votuar, ai ka thënë se “Kosova mbrohet me votën që Beogradi nuk e priste”.

“E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s'duan të dalin fare në zgjedhje. Por shihni një herë shifrat e KQZ-së për daljen deri në orën 11:00”, alarmuar ai përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, dallimi në shifra nëpër komuna nuk është rastësi, transmeton KosovaPress.

“Në komunat shqiptare dalja është rreth 8-9%. Në komunat serbe është 17-18%. Pothuajse dyfishi. Kjo nuk është rastësi. Kjo është organizim. Beogradi e ka vënë në lëvizje gjithë aparatin e vet, BIA-n, paranë, dhe rrjetet kriminale, vetëm e vetëm që Lista Serbe të hyjë në Kuvend si bllok i bindur: dhjetë deputetë të gjithë në shërbim të Beogradit, duke vrarë çdo mendim ndryshe e çdo opozitë qytetare brenda komunitetit serb. Ndërsa ne rrimë në shtëpi të revoltuar, ata po punojnë dhe nuk po ndalen.”

Ai ka pasur madje një apel për qytetarët, të cilin e ka mbështetur duke thënë se “Kosova nuk mbrohet vetëm me institucione. Mbrohet me organizim qytetar dhe me patriotizëm. Mbrohet edhe me votën që Beogradi nuk e priste”.

Këtu mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026