Rrënohen dhjetëra objekte të ndërtuara pa leje në zonën afër burgut në veri të Mitrovicë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rrënohen dhjetëra objekte të ndërtuara pa leje në zonën afër burgut në veri të Mitrovicë
Rrenimi mitrovice e veriut 220426
22/04/2026 - 14:05
Linku u kopjua

Dhjetëra objekte të ndërtuara pa leje në zonën afër burgut në veri të Mitrovicës janë rrënuar këtë të mërkurë, në kuadër të aksionit për lirimin e pronës së ndwrmarrjes “Trepça”, raporton KosovaPress.

KosovaPress ka tentuar të bisedojë edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, lidhur me aksionin e rrënimit të objekteve afër qendrës së paraburgimit në veri. 

Këshilltari i tij ka thënë se “nëse kryetari vendos të flasë për këtë çështje, ai del në konferencë për media”, tha ai.

Trepça Sh.A. përmes një njoftimi zyrtar ka thënë se ky veprim ka ardhur pasi ka skaduar afati i dhënë më herët dhe nuk është respektuar njoftimi i datës 13 shkurt 2026.

Bëhet e ditur se në këtë zonë ndodhen mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, të cilat sipas Trepçës janë në pronësi të ndërmarrjes dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

Nga ndërmarrja theksohet se paraprakisht është dhënë afat 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, ndërsa palëve u është ofruar mundësia që të paraqesin marrëveshje eventuale për shqyrtim.

“Ky aksion do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Aksioni për lirimin e pronave të Trepça Sh.A po realizohet me mbështetje institucionale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026