Rrahmani rikthehet nga lëndimi, titullar kundër Barcelonës
Lexohet për: 1 min.
15-Barcelona FZ
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Napoli do të ketë Amir Rrahmanin, Mathias Oliveran dhe Hamed Traoren përsëri të gatshëm, ndërsa Francesco Calzona do të luajë me skuadrën e tij më të fortë për t'u përballur me Barcelonën në ndeshjen e kthimit të 1/16-të të Ligës së Kampionëve sonte.

Napoli shkon në “Camp Nou” me rezultatin 1:1 nga ndeshja e parë në shtëpi në stadiumin “Diego Armando Maradona”, raporton KosovaPress.

Napoli duhet gjithashtu të shmangë eliminimin nëse dëshiron të mbajë të gjalla shpresat për t'u kualifikuar në Kupën e Botës për klube 2025 të rinovuar rishtazi.

Nga ana tjetër, Barcelona ka disa mungesa, pasi mesfushorët Pedri, Gavi dhe Frenkie De Jong mbeten ende jashtë për shkak të lëndimeve, ashtu si edhe Alejandro Balde. Marcos Alonso dhe Ferran Torres janë gjithashtu në dyshim.

Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje që nis nga ora 21:00.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Cancelo, Araujo, Christensen, Kounde; Gundogan, Lopez, Cubarsi; Raphinha, Lewandowski, Yamal

Napoli (4-3-3): Meret; Rui, Rrahmani, Jesus, Di Lorenzo; Anguissa, Lobotka, Traore; Kvaratskhelia, Osimhen, Politano

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025