Ronald Koeman zbulon momentin kur kuptoi talentin e jashtëzakonshëm në Barcelonë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ronald Koeman zbulon momentin kur kuptoi talentin e jashtëzakonshëm në Barcelonë
Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka zbuluar se si e zbuloi talentin e futbollistit të ri Pedri, duke treguar se si shpejt lojtari spanjoll e fitoi respektin e yjeve të ekipit, përfshirë legjendën Lionel Messi.
Koeman tregoi se kur Pedri u transferua nga Las Palmas, plani i klubit ishte ta dërgonin në huazim. Por gjithçka ndryshoi pas vetëm dy ditësh stërvitjeje.
“Unë isha trajneri i parë te Barcelona që e përjetova Pedrin. Nuk e dija kush ishte, klubi e kishte blerë nga Las Palmas dhe plani ishte ta dërgonim në huazim. Por pas dy ditësh stërvitje pashë një futbollist absolutisht të jashtëzakonshëm” – deklaroi Koeman.
Koeman shtoi se një nga shenjat më të qartë të talentit të Pedrit ishte mënyra se si Messi e kërkonte vazhdimisht në lojë.
“Mbi të gjitha, pashë se si Lionel Messi kërkonte vazhdimisht të lidhej në lojë me të. Messi i pasonte vetëm Pedrit. Dhe më besoni, nëse Messi nuk të vlerëson, nuk ta pason topin as në stërvitje, thjesht të anashkalon. Unë pashë si lidhja e tyre po rritej çdo ditë” – tha Koeman.
Pedri, i cili sot është një nga lojtarët kyç të Barcelonës dhe i Spanjës, ka treguar që nga debutimi i tij një maturi dhe kreativitet të jashtëzakonshëm në mesfushë, duke i mposhtur pritshmëritë e larta të klubit katalanas.
KosovaPress