Roma po e planifikon rikthimin e madh
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Sipas raportimeve në Itali, Claudio Ranieri ka fluturuar në Londër për bisedime me familjen Friedkin për rikthimin e tij të tretë si trajner i Romës. Trajneri kishte njoftuar tërheqjen e tij pasi mori Cagliarin në Serie A dhe i ndihmoi ata të shmangnin rënien sezonin e kaluar.

Ai festoi ditëlindjen e tij të 73- të muajin e kaluar, por mund të tundohej përsëri nga mundësia për ta ndihmiar Romën, skuadër me të cilën ka një lidhje të fuqishme.

Sipas mediave në Itali, Ranieri ka fluturuar në Londër së bashku me agjentin Pietro Chiodi dhe ka një takim me Dan dhe Ryan Friedkin, të cilët do të marrin vendimin se kë do të punësojnë në vend të Ivan Juric, përcjellë KosovaPress.

Kjo në mënyrë të pashmangshme do të përfaqësonte një ndryshim në qasjen e marrë nga drejtori Florent Ghisolfi, i cili kishte thënë se zgjedhja e trajnerit të ardhshëm do të ishte një projekt afatgjatë.

Në vend të kësaj, Ranieri mund të jetë kujdestar deri në fund të këtij sezoni, duke u dhënë atyre kohë për të përpunuar një plan të ri. Vincenzo Montella ka qenë favorit, por ai është nën kontratë me Federatën Turke të Futbollit.

Roma ka pasur tre trajnerë të ndryshëm në vitin 2024, duke shkarkuar Jose Mourinhon në janar, Daniele De Rossi në shtator dhe Ivan Juric në nëntor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024